Overview
Jurist/e Jobs in Tirana, Tirana, Albania at Rekrutime Agikons
Title: Jurist/e
Company: Rekrutime Agikons
Location: Tirana, Tirana, Albania
AGIKONS SH.P.K është kompani ndërtimi prej 30 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre.
Në kuadër të zhvillimit të saj Agikons po kërkon të punësoje Jurist/e.
Detyrat:
- Harton kontrata dhe marrëveshje të ndryshme që lidh kompania me klientët, furnitorët etj.
- Ndjek proçeset e ndryshme të administrimit si psh. proçesin për leje ndërtimi, leje shfrytëzimi, hipotekimin e pallateve & rezidencave, verifikimin hipotekor të pronave dhe procedurat e tjera të nevojshme për ndërtimin e një objekti.
- Përfaqëson kompaninë pranë institucioneve administrative dhe ndjek procedurat ligjore, ankimimet, prapsimet, korrespondencat zyrtare me autoritetet shtetërore për çështje të caktuara ligjore të veprimtarisë së shoqërisë.
- Përfaqëson shoqëritë e grupit për çështje të ndryshme gjyqësore, që nga përpilimi i padive, ankimimeve, ndjekjen e negociatave etj.
Kualifikimet
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë për Drejtësi.
- Të ketë eksperiencë pune si Jurist/e minimalisht 5 vite.
- Te ketë eksperience në çështjet gjyqë sore.
- Të zotërojë shumë mire ”Paketën Office”.
- Të ketë aftësi shumë të mira në formulimin e qartë të mendimit juridik dhe shkrimit të tij sipas formateve të kërkuara.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi dhe pune në grup.
- Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office dhe te sistemin online E–Albania.