Overview
Chief Legal Officer Jobs in Tirana, Tirana, Albania at Orion Shpk
Title: Chief Legal Officer
Company: Orion Shpk
Location: Tirana, Tirana, Albania
Vend i lirë pune:
Chief Legal Officer (CLO)
Detyrat kryesore:
* Të udhëheqë vizionin ligjor të kompanisë dhe të sigurojë mbrojtjen e interesave të saj strategjike.
* Të mbështesë menaxhimin e lartë në vendimmarrjet më të rëndësishme të biznesit.
* Të drejtojë Departamentin Ligjor dhe të garantojë standardet më të larta profesionale në çdo proces.
* Të hartojë dhe negociojë marrëveshje komplekse tregtare, kontrata investimi dhe partneritete strategjike.
* Të identifikojë, parashikojë dhe minimizojë ekspozimin ligjor të kompanisë.
* Të sigurojë përputhshmërinë e plotë të projekteve me kuadrin ligjor dhe rregullator.
* Të përfaqësojë kompaninë në marrëdhëniet me institucionet publike dhe autoritetet kompetente.
U jepet prioritet kandidatëve:
* Me eksperiencë në sektorin e ndërtimit, zhvillimit të pasurive të paluajtshme ose investimeve.
* Me mbi 5 vite eksperiencë në pozicione drejtuese ligjore.
* Me histori të provuar në menaxhimin e çështjeve komplekse korporative.
* Me aftësi të spikatura lidershipi, negocimi dhe menaxhimi ekipesh.
* Me njohuri të avancuara të legjislacionit tregtar, civil dhe të ndërtimit.
* Me formim akademik të nivelit të lartë dhe njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze.
Paketa për punonjësin:
* Pozicion drejtues në një nga kompanitë më dinamike të sektorit.
* Paketë financiare konkurruese dhe bazuar në performancë.
* Përfshirje në projekte me ndikim afatgjatë në zhvillimin urban.
* Ambient pune modern dhe profesional.
* Mundësi reale për të ndikuar në strategjinë dhe rritjen e kompanisë.
Pas çdo projekti të suksesshëm qëndron një bazë e fortë ligjore.
Nëse jeni gati të merrni një rol kyç në zhvillimin e projekteve më ambicioze të kompanisë, ju ftojmë të aplikoni në: [email protected]
Ju informojmë se të dhënat tuaja do të përdoren në përputhje me Ligjin nr. 124/2024, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.