Overview
Specialiste Prokurime Publike Jobs in Tirana, Tirana, Albania at Kalaja Talent Consulting
Title: Specialiste Prokurime Publike
Company: Kalaja Talent Consulting
Location: Tirana, Tirana, Albania
KËRKOHET SPECIALIST/E PROKURIMESH PUBLIKE DHE ÇËSHTJESH LIGJORE
Për një nga bashkëpunëtorët tanë në industrinë e shërbimeve, kërkojmë një Specialist/e Prokurimesh Publike dhe Çështjesh Ligjore.
Orari: E hënë – e premte, 08:30–17:30
Paga: 110,000–120,000 ALL neto
Detyrat kryesore:
- Monitoron platformën e Prokurimeve Publike dhe identifikon procedurat me interes;
- Përgatit dokumentacionin dhe realizon aplikimet për tendera publikë;
- Përgatit ofertat teknike, financiare dhe metodologjitë përkatëse;
- Kontrollon dokumentacionin për përputhshmëri me kriteret e tenderit;
- Harton dhe administron kontrata, shkresa dhe dokumente të tjera ligjore;
- Ndjek afatet dhe procedurat deri në përfundimin e aplikimit;
- Koordinon komunikimin me institucionet dhe palët e përfshira.
✅ Kualifikimet e kërkuara:
- Arsim i lartë në Drejtësi, Ekonomi ose Inxhinieri;
- Minimumi 2 vite eksperiencë në prokurime publike;
- Njohuri shumë të mira të sistemit të APP-së dhe platformës app.gov.al;
- Aftësi në përgatitjen dhe administrimin e dokumentacionit të tenderëve;
- Njohuri të mira të legjislacionit të prokurimeve publike;
- Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe paketës Microsoft Office;
- Aftësi të mira organizative, analitike dhe vëmendje ndaj detajeve.
069 409 3986
www.ktc.al