Overview
Kërkojmë Jurist / e Jobs in Tirana, Tirana, Albania at Abissnet
Title: Kërkojmë Jurist / e
Company: Abissnet
Location: Tirana, Tirana, Albania
Në kuadër të zgjerimit të strukturave dhe zhvillimit të mëtejshëm të veprimtarisë, ABISSNET SHA, një shoqëri e konsoliduar dhe e mirënjohur në sektorin e komunikimeve elektronike kërkon të punësojë një Jurist/e .
Përshkrimi i pozicionit
Juristi/ja do të ofrojë, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Drejtorisë Juridike, mbështetje juridike për strukturat e shoqërisë. Pozicioni përfshin angazhimin në hartimin dhe shqyrtimin e dokumentacionit ligjor, kërkimin juridik, ndjekjen e procedurave administrative dhe mbështetjen e proceseve që lidhen me përputhshmërinë ligjore të veprimtarisë së shoqërisë.
Ky pozicion është i përshtatshëm për juristë në fillim të karrierës, me formim të mirë akademik, aftësi të spikatura në të shkruar dhe dëshirë për t’u zhvilluar profesionalisht në një sektor dinamik dhe të rregulluar.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
- Ofrimi i mbështetjes juridike për strukturat e shoqërisë në çështjet e veprimtarisë së përditshme;
- Hartimi dhe shqyrtimi, nën mbikëqyrje, i kontratave, marrëveshjeve, anekseve, autorizimeve, shkresave dhe akteve të tjera juridike;
- Kryerja e kërkimeve juridike dhe përgatitja e përmbledhjeve, analizave dhe materialeve paraprake për çështje të ndryshme ligjore;
- Ndjekja e zhvillimeve dhe ndryshimeve në legjislacionin që lidhet me veprimtarinë e shoqërisë;
- Mbështetja në ndjekjen e procedurave administrative dhe rregullatore pranë institucioneve dhe autoriteteve kompetente;
- Kontributi në përgatitjen e dokumentacionit për procedurat gjyqësore dhe administrative;
- Mbështetja e proceseve të përputhshmërisë së veprimtarisë së shoqërisë me legjislacionin në fuqi, kërkesat rregullatore dhe aktet e brendshme;
- Kryerja e detyrave të tjera juridike të lidhura me natyrën e pozicionit.
Kualifikimet e kërkuara
- Të ketë përfunduar studimet universitare në Fakultetin e Drejtësisë, me rezultate të larta;
- Të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve, Master Shkencor ose Master Profesional, preferohet në fushën e së drejtës civile, tregtare, administrative ose në një fushë tjetër të ngjashme;
- Të ketë njohuri të mira të legjislacionit civil, tregtar dhe administrativ;
- Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze, në të shkruar dhe në të folur;
Përvoja e mëparshme e punës nuk është kusht i domosdoshëm. Praktikat profesionale ose eksperienca fillestare në një zyrë avokatie, shoqëri tregtare apo institucion publik përbëjnë avantazh.
Pozicioni ofron mundësi për formim dhe zhvillim të vazhdueshëm profesional, si dhe për përfitimin e një përvoje të gjerë juridike në një sektor me rëndësi dhe zhvillim të vazhdueshëm.