Overview
Jurist/e Jobs in Tirana, Albania at Abissnet
Title: Jurist/e
Company: Abissnet
Location: Tirana, Albania
Përshkrimi
Në kuadër të zgjerimit të strukturave, fuqizimit të personelit dhe zhvillimit të mëtejshëm të veprimtarisë së saj, ABISSNET sh.a. kërkon të punësojë një Jurist.
Juristi do të jetë përgjegjës për ofrimin e mbështetjes juridike për strukturat e shoqërisë, hartimin dhe shqyrtimin e dokumentacionit ligjor, ndjekjen e procedurave administrative dhe gjyqësore, si dhe garantimin që veprimtaria e shoqërisë të zhvillohet në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe politikat e brendshme.
Detyrat
- Koncepton, harton dhe shqyrton kontrata të natyrave dhe kategorive të ndryshme, në varësi të nevojave dhe veprimtarisë së shoqërisë.
- Përgatit shkresa zyrtare, kërkesa, përgjigje institucionale, ankime administrative, padi, prapësime dhe dokumente të tjera me karakter juridik.
- Ofron këshillim juridik për departamentet dhe strukturat e brendshme të shoqërisë lidhur me zbatimin e legjislacionit dhe menaxhimin e çështjeve ligjore.
- Përgatit dhe depoziton pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe institucioneve të tjera kompetente aktet dhe dokumentacionin e nevojshëm për çështjet tregtare dhe korporative të shoqërisë.
- Ndjek procedurat për regjistrimin e ndryshimeve statutore, vendimeve të organeve drejtuese dhe akteve të tjera që lidhen me funksionimin e shoqërisë.
- Ndjek dhe koordinon procedurat për pajisjen, rinovimin ose ndryshimin e lejeve, licencave, autorizimeve dhe miratimeve të nevojshme për ushtrimin e veprimtarisë së shoqërisë.
- Përgatit dhe kontrollon dokumentacionin juridik të nevojshëm për pjesëmarrjen e shoqërisë në procedurat e prokurimit publik.
- Shqyrton dokumentet e tenderëve, kriteret ligjore dhe kushtet kontraktuale, duke evidentuar rreziqet dhe detyrimet që mund të lindin për shoqërinë.
- Ndjek ndryshimet e legjislacionit që lidhen me veprimtarinë e shoqërisë dhe informon strukturat përkatëse mbi ndikimin dhe masat që duhet të ndërmerren.
- Përfaqëson ose asiston në përfaqësimin e shoqërisë pranë institucioneve publike, autoriteteve administrative, gjykatave dhe subjekteve të tjera, sipas autorizimit përkatës.
- Administron dhe ruan dokumentacionin juridik, kontratat, dosjet dhe korrespondencën zyrtare të shoqërisë, duke garantuar konfidencialitetin e informacionit.
- Kryen detyra të tjera me karakter juridik, të ngarkuara nga eprori, në përputhje me nevojat e shoqërisë dhe legjislacionin në fuqi.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar studimet universitare në Fakultetin e Drejtësisë.
- Të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve, Master Shkencor ose Master Profesional, preferohet në fushën e së Drejtës Civile, Tregtare ose një fushë tjetër të ngjashme.
- Të ketë të paktën 2 vjet përvojë pune në fushën juridike.
- Përvoja e mëparshme në një shoqëri tregtare, kompani telekomunikacioni përbën avantazh.
- Të ketë njohuri shumë të mira të legjislacionit civil, tregtar, administrativ dhe të procedurave të prokurimit publik.
- Të ketë aftësi shumë të mira në hartimin dhe interpretimin e kontratave, akteve dhe dokumenteve juridike.
- Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze, në të shkruar dhe në të folur.
- Të ketë aftësi të mira analitike, organizative dhe komunikuese.
- Të jetë i/e saktë, i/e përgjegjshëm/me dhe i/e aftë për të menaxhuar disa detyra dhe afate njëkohësisht.
- Të ketë aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në bashkëpunim me departamente të ndryshme.
- Të ruajë konfidencialitetin dhe të respektojë standardet e etikës profesionale.