Overview

Jurist Jobs in Tirana, Tirana, Albania at Rekrutime Agikons

Title: Jurist

Company: Rekrutime Agikons

Location: Tirana, Tirana, Albania

Agikons sh.p.k është kompani ndërtimi prej 30 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.

Ne kuader te zhvillimit te saj Agikons po kerkon te punesoje Jurist/e Projektesh.

Detyrat:

  • Harton kontrata dhe marrëveshje të ndryshme që lidh kompania me klientët, furnitorët etj.
  • Ndjek proçeset e ndryshme të administrimit si psh. proçesin për leje ndërtimi, leje shfrytëzimi, hipotekimin e pallateve & rezidencave, verifikimin hipotekor të pronave dhe procedurat e tjera të nevojshme për ndërtimin e një objekti.
  • Përfaqëson kompaninë pranë institucioneve administrative dhe ndjek procedurat ligjore, ankimimet, prapsimet, korrespondencat zyrtare me autoritetet shtetërore për çështje të caktuara ligjore të veprimtarisë së shoqërisë.
  • Përfaqëson shoqëritë e grupit për çështje të ndryshme gjyqësore, që nga përpilimi i padive, ankimimeve, ndjekjen e negociatave etj.

Kualifikimet:

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë për Drejtësi.
  • Të ketë eksperiencë pune si Jurist/e ne kompani ndertimi.
  • Te kete eksperience në çeshtjet gjyqesore.
  • Të zotrojë shumë mire ''Paketën Office''.
  • Të ketë aftësi shumë të mira në formulimin e qartë të mendimit juridik dhe shkrimit të tij sipas formateve të kërkuara.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi dhe pune në grup.
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office dhe te sistemin online E–Albania.

Te interesuarit jane te lutur te dergojne aplikimin e tyre nepermjet adrese tone te emailit: [email protected]

Upload your CV/resume or any other relevant file. Max. file size: 800 MB.