Overview

Drejtues/e e Departamentit Ligjor (Orion shpk) Jobs in Tirana, Tirana, Albania at ASEL Albania

Title: Drejtues/e e Departamentit Ligjor (Orion shpk)

Company: ASEL Albania

Location: Tirana, Tirana, Albania

Qëllimi i Pozicionit

Drejtuesja duhet të jetë partnere strategjike e menaxhimit, të identifikojë riskun përpara se të kthehet në problem, të japë zgjidhje praktike dhe të mbrojë interesat e kompanisë në çdo fazë të projekteve. Roli kërkon një profesioniste që jo vetëm njeh ligjin, por di të drejtojë ekipin, të ndajë prioritetet, të ndjekë afatet, të raportojë qartë dhe të mbështesë departamentet e tjera në vendimmarrje.

Përgjegjësitë Kryesore

  • Drejton dhe koordinon veprimtarinë e Departamentit Ligjor.
  • Ofron këshillim ligjor për drejtuesit dhe departamentet e kompanisë.
  • Harton, shqyrton dhe negocion kontrata me klientë, furnitorë, nënkontraktorë dhe partnerë biznesi.
  • Siguron përputhshmërinë e proceseve të kompanisë me legjislacionin civil, tregtar, fiskal, të punës dhe atë të ndërtimit.
  • Ndjek procedurat administrative dhe gjyqësore ku kompania është palë.
  • Përfaqëson kompaninë pranë institucioneve shtetërore, gjykatave, noterëve dhe autoriteteve të tjera kompetente.
  • Mbikëqyr proceset e pajisjes me leje, licenca dhe dokumentacion ligjor për projektet e ndërtimit.
  • Identifikon dhe menaxhon rreziqet ligjore që mund të ndikojnë aktivitetin e kompanisë.
  • Përgatit raporte periodike për drejtuesit mbi çështjet ligjore dhe statusin e proceseve në ndjekje.
  • Monitoron ndryshimet në legjislacion dhe propozon masat e nevojshme për zbatimin e tyre.

Kualifikimet dhe Kërkesat

  • Diplomë universitare në Drejtësi.
  • Minimumi 5 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme, preferohet në sektorin e ndërtimit, pasurive të paluajtshme ose infrastrukturës.
  • Njohuri të thelluara të legjislacionit shqiptar, veçanërisht në fushën e ndërtimit, kontratave dhe marrëdhënieve tregtare.
  • Aftësi të shkëlqyera negocimi, komunikimi dhe përfaqësimi.
  • Aftësi për të menaxhuar disa projekte dhe afate njëkohësisht.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze, të shkruar dhe të folur.
  • Aftësi të mira në përdorimin e programeve të paketës Microsoft Office.
Upload your CV/resume or any other relevant file. Max. file size: 800 MB.