Overview
Documentation, Permits & Institutional Relations Officer Jobs in Tirana, Albania at JPB Albania
Title: Documentation, Permits & Institutional Relations Officer
Company: JPB Albania
Location: Tirana, Albania
JPB Albania sh.p.k., një kompani shqiptare në zhvillim në fushën e rekrutimit ndërkombëtar, workforce solutions dhe shërbimeve mbështetëse për punësim, po ndërton ekipin e saj operacional në Tiranë.
Aktiviteti ynë synon të lidhë kompanitë shqiptare me kandidatë të përshtatshëm nga tregjet ndërkombëtare të punës, dhe anasjelltas, duke ofruar një proces të koordinuar nga identifikimi dhe përzgjedhja e kandidatëve, deri te dokumentacioni, procedurat administrative dhe mbështetja për punëdhënësit.
Role Description: The Documentation, Permits & Institutional Relations Officer.
Kandidati do të jetë përgjegjës për koordinimin dhe ndjekjen e procedurave administrative të kompanisë dhe të punonjësve vendas / apo të huaj.
Përgjegjësitë kryesore:
- Përgatitja, kontrolli dhe administrimi i dosjeve.
- Ndjekja e aplikimeve dhe procedurave në e-Albania dhe pranë institucioneve përkatëse.
- Koordinimi i procedurave për leje unike, leje qëndrimi, regjistrime dhe dokumentacion tjetër të punonjësve vendas / apo të huaj.
- Komunikimi dhe ndjekja e çështjeve me institucionet shtetërore, noterë, përkthyes të autorizuar dhe profesionistë të tjerë.
- Monitorimi i afateve dhe statusit të çdo procedure.
- Administrimi i arkivës fizike dhe elektronike.
- Mbështetja e kompanisë në përmbushjen e kërkesave të compliance dhe licencimit.
Profili i kërkuar:
- Diplomë universitare në Drejtësi, Administrim Publik, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
- Preferohen të paktën 2–3 vite eksperiencë në dokumentacion dhe procedura administrative.
- Njohje shumë e mirë e platformës e-Albania dhe proceseve institucionale.
- Aftësi shumë të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Njohje e mirë e gjuhës angleze.
- Aftësi për të menaxhuar disa dosje dhe afate njëkohësisht.
Eksperienca me procedurat e të huajve, migracionin, lejet e qëndrimit/punës ose kompanitë e rekrutimit do të konsiderohet avantazh i rëndësishëm.